REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Ramadani mori pjesë në forumin e 14-të vjetor të punës të Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore

17.11.2020

Prishtinë, 17 nëntor 2020 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në takimin e 14-të vjetor të punës së Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL). Tema të diskutimit në këtë takim të nivelit ministror, ndër tjerash ishin edhe bashkëpunimi rajonal dhe menaxhimi i resurseve natyrore në kohë pandemie.

Në këtë aspekt, zv. ministri Ramadani tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një qasje pragmatike po tenton ta normalizoj por edhe ta përmirësoj gjendjen e fermerit, sidomos gjatë pandemisë COVID-19. \"Si hap që duhet potencuar këtu, më duhet ta theksoj pagesën dy herë të subvencioneve, të cilën po e realizojmë tani, që secili fermer jo vetëm të subvencionohet, por edhe të ndihmohet në kohën kur ai ka më së shumti nevojë\", tha tutje zv. Ministri Ramadani.

Njëherit, në këtë forum u fol edhe rreth zhvillimeve të fundit të politikave bujqësore në kontekstin e procesit të përafrimit me politikat e Bashkimit Evropian dhe pandeminë në vendet e para-anëtarësimit. \"Si shteti më i ri në Evropë, mbetemi të orientuar drejt një Kosove evropiane, duke punuar drejt krijimit të mundësive për punësim në vendet rurale përmes diversifikimit rural, kështu duke e afruar sektorin tonë bujqësor me atë të shteteve të familjes së madhe evropiane\", tha tutje zv. ministri Ramadani.

Ky takim është organizim i përbashkët mes Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural (SWG) në Evropën Juglindore dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Serbisë.

Në fund të këtij takimi të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan të japin inputet në konkluzionet e takimit.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30