MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi: Mbështetja e MBPZHR-së po e stimulon sektorin e qumështit

26.09.2018

Prishtinë, 26 shtator 2018 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në industrinë e qumështit, si dhe për mbështetjen e ministrisë për avancimin e mëtejmë të kësaj industrie.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i ka njoftuar ata më hollësisht për ecurinë e realizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai theksoi se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit. Ai i ka njoftuar ata se buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit.

Zëvendësministri Krasniqi, ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët.

Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30