REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Imri Demelezi vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës

15.05.2020

Prishtinë, 15 maj 2020  - Zëvendësministri i MBPZhR-së, Imri Demelezi ka vizituar Institutin Bujqësor të Kosovës dhe Qendrën Gjenetike të Kosovës, për të parë nga afër veprimtaritë që zhvillohen në këto institucione. Ai ka theksuar rëndësinë e laboratorëve, serrës dhe fushave eksperimentale të IBK-së në Vitomericë dhe Qendrës Gjenetike, e cila ka disa muaj jashtë funksionit, për zhvillimin e bujqësisë dhe standardizimin e prodhimeve vendore dhe atyre të importuara. Sipas tij, IBK dhe Qendra Gjenetike kanë funksion tejet të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe atë të ekonomisë.

“Falë punës që kryen Instituti Bujqësor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të MBPZhR-së, fermerët tanë dhe institucionet tjera publike e private, kanë adresë se ku mund t’i kontrollojnë produktet e tyre, duke filluar nga toka deri te ushqimet si produkte finale, si për nga cilësia ashtu edhe për nga siguria”, ka thënë zëvendësministri Demelezi.

Në IBK, kryhen analizat e tokës, mbetjeve të pesticideve, metaleve të rënda por edhe të viruseve për bimët e mbjella e të tjera. Në laboratorët e këtij Instituti bëhet diagnostifikimi i viruseve që ndikojnë në sëmundjen e kulturave bujqësore. Rëndësia është e madhe për shkak që analizat në laboratorë dhe në fusha arrijnë qysh herët t’i identifikojnë problemet me të cilat bujqit tanë mund të përballen. Por, ajo që theksoi zëvendësministri është shfrytëzimi i këtyre aseteve dhe dijeve në mënyrë sa më të mirë dhe të tregojnë rezultate në praktikë, në zhvillimin e sektorit.

IBK është institucion ku hulumtimi më së lehti mund vihet në funksion të zhvillimit, andaj duhet fuqizuar e përdorur maksimalisht. Përkundër pandemisë, Instituti nuk ka ndalur punën me palët e interesit. Me tejkalimin e vështirësive me të cilat po përballet Instituti, duke filluar nga ato rregullative, financiare e menaxheriale, e deri tek problemet që sjellin këto të fundit në riakreditim dhe akreditim të laboratorëve me funksione të reja dhe të parat në RKS, Instituti do bëhet aset tejet i rëndësishëm për sigurinë ushqimore në vend dhe katalizator i ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së prodhimit vendor, po ashtu edhe sasisë, e cila vjen në shprehje për ne vetëm kur plotësohen parametrat bazë që mbrojnë shëndetin tonë publik.

IBK-së do t’i kushtohet vëmendje shumë më e madhe sesa që i është kushtuar deri më tani, sepse ka laboratorë të kohës dhe teknologjisë së fundit, të cilat janë duke u përdorur dhe shfrytëzuar shumë pak.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31