MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e IFC-së

25.03.2022

Prishtinë, 25 mars 2022 -  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka zhvilluar një takim online më përfaqësuesit e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit Bujqësor në partneritet me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO). Ky takim kishte për qëllim të prezantimit dhe koordinimit të mëtejshëm të hapave për përgatitjen e Koncept Dokumentit për “Faturat e kulturave bujqësore dhe magazinave” në Kosovë dhe diskutimeve për hapat administrativ për të iniciuar dhe përgatitur një projekt-ligj të tillë.

Ky koncept dokument e më pastaj projektligj parasheh që të rregulloj faturat e kulturave bujqësore dhe faturat e magazinave, si instrumente financiare për të siguruar financimin e kapitalit qarkullues për sektorin e bujqësisë dhe përcakton bazën ligjore dhe ekonomike, parimet dhe rregullat e nxjerrjes, regjistrimit publik, qarkullimit, vendosjes dhe qarkullimit të faturave të kulturave bujqësore dhe faturave të magazinave në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Demelezi, shprehu gatishmërinë e tij për ofrimin e përkrahjes për këtë iniciativë dhe theksoi se kjo qasje është edhe mundësi e re për fermerët në financa dhe diversifikimi apo mundësitë e ndryshme të burimeve financiare janë thelbësore për stabilitetin financiar të fermerëve për aktivitetet e tyre të prodhimit dhe kështu edhe për  zhvillimin e bujqësisë. “Instrumentet e tilla janë të mirëseardhura sepse mundësitë e ndryshme të burimeve të mjeteve financiare fermerëve iu japin edhe mundësi të ndryshme për zgjidhje të problemeve dhe sfidave që ballafaqohen ata gjatë aktiviteteve të tyre. Por edhe baza ligjore e tillë është garancion për inkasimin e mjeteve, sikurse janë dakorduar. Detaje të tilla do të paraqiten dhe diskutohen në vazhdim”, theksoi Zëvendësministrit Demelezi.

Ai po ashtu, vlerësoi se përmes iniciativave të tilla, Qeveria e Kosovës dhe MBPZhR-ja, po e dëshmojnë se bujqësia dhe zhvillimi rural ka vëmendjen dhe përkrahjen e duhur dhe me një qasje për të krijuar të duhura dhe afatgjate.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30