Zëvendësministri Demelezi vizitoi prodhuesit vendor në panairin e Jona në Gjilan

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë sot në Panarin dhe Festivalin Mbarëkombëtar “e JONA”, i cili është organizuar në Gjilan dhe ku prodhues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora po i promovojnë prodhimet e tyre.
Me këtë rast, Zëvendësministri Demelezi gjatë vizitës që u bëri prodhuesve vendor në këtë panair, ka theksuar se MBPZhR-ja do të angazhohet në vazhdimësi të mbështesë prodhuesit bujqësorë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë rritjen e interesimit për kultivimin e kulturave bujqësore dhe promovimin e mëtejmë të tyre. “Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes hartimit të politikave të duhura bujqësore këtë vit e ka vënë bujqësinë në prioritet, duke pasur parasysh se ky sektor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ofron mundësi të mëdha punësimi”, ka thënë zëvendësministri Demelezi.
Ndryshe, prodhuesit vendor në panairin ‘e JONA’ do t’i promovojnë prodhimet e tyre për tri ditë më radhë.â