REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi mori pjesë në punëtorinë për sigurimet bujqësore

31.05.2022

Prishtinë, 31 maj 2022 -  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka marrë pjesë në punëtorinë dy-ditore “Sigurimet Bujqësore dhe qasja në financa dhe sigurime”, e cila është organizuar nga MBPZhR-ja dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), njëherit anëtare e Grupit të Bankës Botërore.

Në këtë punëtori pjesëmarrës ishte edhe Zëvendësministri Demelezi, i cili ka njoftuar se Ministria është e përkushtuar që këto dy instrumente t’i rregulloj përmes kornizës së duhur ligjore dhe konsideron se këto instrumente financiare janë të rëndësishme për qasje në financa nga fermerët.

“Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat u mundësojnë fermerëve qasje në financim para dhe pas korrjes së kulturave bujqësore dhe konsiderohen mjete efektive të financimit të bujqësisë për të siguruar kapital qarkullues për fermerët”, theksoi Zëvendësministri Demelezi.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31