MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Z. Faton Peci pranon detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

23.03.2021

Prishtinë, 23 mars 2021

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot e ka pranuar detyrën e ministri i ri, z.Faton Peci.

Pranim dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të zëvendës sekretarit të MBPZhR-së, Hasan Sejfijaj. Ai e ka njoftuar ministrin e ri për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri, programet mbështetëse për sektorin e bujqësisë dhe projektet që janë në proces.

Kurse ministri Peci ka shfaqur gatishmërinë të punojë me të gjithë në funksion të ndihmës për sektorin e bujqësisë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se me angazhimin e përbashkët, imazhi i cenuar i MBPZhR-së me zhvillimet e fundit do të përmirësohet me punë konkrete dhe angazhim maksimal.

Ministri Peci ka potencuar se synim i tij mbetet fuqizimi i sektorit të bujqësisë, transparenca dhe respektimi i ligjit.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31