Vushtrria është një tjetër shembull i mirë i zhvillimit të bujqësisë
07.07.2015Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj janë pritur në një takim pune nga Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
Kryetari Mulaku e informoi Zëvendësministrin Januzi për punën e komunës së Vushtrrisë ne veçanti ne fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.
Zëvendësministri e Januzi u interesua për sektorin e bujqësisë në Vushtrri dhe rreth punës se fermerëve të dalluar të cilet janë veçmas të orientuar dhe të suksesshëm në prodhimin dhe përpunimin e patates.
Januzi tha se MBPZHR-ja do të vazhdojë të rrisë mbështetjen për fermerët nga vitit në vit, dhe rrjedhimisht edhe fermerët e kësaj komune do të mund të përfitojnë më shumë.
Interesimi i Zëvendësministrit Januzi ishte po ashtu për shfrytëzimin e kontrolluar dhe mbrojtjen e tokës bujqësore dhe tokës pyjore dhe mundësitë e shtimit te sipërfaqeve nën ujitje.