U mbajt trajnimi në kuadër të zbatimit të Strategjisë për Komunikim dhe Informim në sektorin e pylltarisë 2021-2025

U mbajt trajnimi në kuadër të zbatimit të Strategjisë për Komunikim dhe Informim në sektorin e pylltarisë 2021-2025
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë për Komunikim dhe Informim në sektorin e pylltarisë 2021-2025, programi i FAO-s për pylltari ka mbajtur trajnimin e parë për komunikim për zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Pyjore të Kosovë me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor.
Qëllimi kryesor ishte përgatitja e pjesëmarrësve për shfrytëzimin e formave të ndryshme të komunikimit për të lehtësuar ndryshimet e nevojshme në sektorin e pylltarisë, si dhe identifikimi i temave kryesore, në të cilat do të fokusohen fushatat e vetëdijësimit publik.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për konceptet e “Komunikimit për Zhvillim”, si një proces shoqëror i bazuar në dialog, që ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve dhe palëve të ndryshme të interesit, duke përdorur një gamë të gjerë mjetesh dhe metodash.