MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Standarde evropiane në kultivimin e pemëve të imta

29.04.2022

Prishtinë, 29 prill 2022 Kultivuesit e pemëve të imta në vendin tonë, krahas rritjes së prodhimtarisë po arrijnë që të shtojnë edhe cilësinë e këtyre prodhimeve përmes aplikimit të standardeve më të mira evropiane.

Për t’u njohur nga afër me këtë prodhimtari dhe me mënyrën e funksionim it të kësaj veprimtarie bujqësore, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroipër vizitë në kompaninë “Boost Berries”, në fshatin Vitomiricëtë Komunës së Pejës, e cila merret me kultivimin e boronicës amerikane.

“I njoftova Besnikun dhe Arrimin se edhe përmes programit të subvencioneve edhe atij të granteve, mundësitë janë tejet të mëdha qoftë për subvencionim por edhe për ngritje dhe avancim të kapaciteteve ekzistuese. Histori të tilla suksesi janë shembulli i angazhimit dhe punës, duke bërë që Kosova të vendoset në hartën e prodhimeve bujqësore të Evropës e njëherit përpos se shembull për prodhuesit vendorë, “Boost Berries” lehtësisht lënë pas për nga cilësia e prodhimit kompanitë kultivuese në vendet e rajonit”, theksoi Ministri Peci.

Ndryshe, ky agrobiznes ka të mbjellë 15 hektarë me boronicë dhe për realizimin e veprimtarive bujqësore ka një staf të përhershëm prej 10 punëtorësh, ndërsa në sezonë të vjeljes numri i të angazhuarve me kontrata pune arrin deri në 150 punëtorë. Shumica e të angazhuarave në procesin e vjeljes janë gra, çka i kontribuon pavarësimit financiar të gruas në atë zonë. Ndërkaq, rreth 95% e produktit të këtij agrobiznesi është e destinuar për eksport, ku brenda një viti arrijnë të ekspertojnë rreth 100 tonë boronicë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31