MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sqarim për media

09.10.2018

Prishtinë, 9 tetor 2018 – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sqaron opinionin publik lidhur me artikullin e publikuar sot në të përditshmen “Koha Ditore” me titull: “Ministria e Bujqësisë ia falsifikon nënshkrimin kryeshefit të suspenduar”, se pretendimet e paraqitura në këtë artikull që qëllimisht u është dërguar fermerëve vendimi me emrin dhe nënshkrimin e ish-kryeshefit, Elhami Hajdari, nuk qëndrojnë. Në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë kemi një sistem elektronin të menaxhimit të Projekteve të Zhvillimit Rural – Granteve, ku në sistem është i vendosur automatikisht vendimi me nënshkrim, pasi këto vendime u dërgohen diku rreth 35 mijë aplikuesve. Me këtë rast ne si institucion kemi për obligim t’a sqarojmë opinionin publik se ka ndodhur gabim teknik për disa aplikues, të cilëve u është dërguar vendimi me emrin dhe nënshkrimin e ish-kryeshefit, pasi vetëm një “file” nuk është rifreskuar me të dhëna të reja, konkretisht vendimet për refuzim të Masës 103. Këtë lëshim teknik e kemi vërejtur menjëherë dhe të gjitha palëve ua kemi dërguar njoftimin e përditësuar me të dhëna të reja dhe gjithashtu u kemi kërkuar falje. Pra, nuk kemi të bëjmë me nënshkrime të vendimeve nga ish-kryeshefi, por kemi të bëjmë me një gabim teknik të sistemit elektronik.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30