MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretarja Çerkini: Skema e granteve 2024-2027, synon zhvillimin dhe transformimin e zonave rurale

05.11.2024

Prishtinë, 5 nëntor 2024 - Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini, ka marrë pjesë në sesionin e dytë informues për Skemën e Granteve 2024-2027, investim që do të realizohet nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Në fjalimin e saj në këtë sesion, i cili u mbajt në Prizren, Sekretarja Çerkini ka theksuar se përmes këtij projekti synojnë zhvillimin dhe transformimin e zonave rurale të Kosovës, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm brenda sektorit bujqësor.

“Skema e granteve 2024-2027, është një projekt që do të realizohet në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, me një investim prej 20.2 milionë euro dhe marrëveshja për këtë bashkëpunim është e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Përmes këtyre granteve kemi qëllim mbështetjen financiare e teknike, dhe më e rëndësishmja një skemë e grantit të krijuar do të jetë për stimulimin e diversifikimit të aktiviteteve bujqësore”, ka thënë Sekretarja Çerkini.

Ndër tjerash, ajo ka treguar se përafërsisht dy të tretat e buxhetit tonë do t'i dedikohen ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve, duke siguruar që individët dhe agrobizneset të pajisen me aftësitë adekuate për aplikim dhe implementim të projekteve si fitues potencialë të granteve brenda kësaj skeme.

“Pjesa tjetër e buxhetit do të ndahet specifikisht për grante - mbështetje financiare që do të lehtësojnë investimet në diversifikimin e aktiviteteve ekonomike inovative në zona rurale gjatë katër viteve të ardhshme”, ka treguar Çerkini.

Gjatë sesionit të dytë informues të Skemës së Granteve 2024-2027 , Sekretarja Çerkini iu ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe agro-ndërmarrësve që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të marrin pjesë në sesionet informuese, të cilat në ditët në vazhdim do të mbahen edhe në komunat tjera të Kosovës.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31