MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretarja Çerkini: MBPZhR-ja me politika dhe infrastrukturë përkatëse për sektorin e pylltarisë

11.12.2024

Prishtinë, 11 dhjetor 2024 - Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Përdorimi i Qëndrueshëm i Mbetjeve Pyjore për Energjinë e Gjelbër”, e organizuar nga CNVP Kosova, e cila është realizuar në kuadër projektit Përdorimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik (SUNREED), financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë (Sida).

Në fjalimin e saj, Sekretarja Çerkini, tha se duke ditur faktin që përdorimi i mbetjeve pyjore për energji të gjelbër ofron një rrugë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik, mbrojtje mjedisore dhe përmbushje të objektivave klimatike, MBPZhR-ja ka punuar dhe vazhdon të punojë në implementimin dhe krijimin e gjithë mekanizmave që të ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e këtij sektori.

“Ministria jonë ka hartuar dokumentet strategjike si Strategjia për Zhvillimin e Pyjeve për vitin 2022-2030, e cila në objektivat e saj përfshinë: Përmirësimin e gjendjes së resurseve pyjore; Mbrojtjen e resurseve pyjore; Përdorimin e qëndrueshëm dhe shumë funksional i resurseve pyjore; Zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të pylltarisë si dhe Digjitalizimi dhe përmirësimin e komunikimit e gjithashtu ka hartuar edhe Ligjin për Pyjet i cili ligj mbështet fort edhe objektivat e adresuara në strategji. Pra, përmes këtyre dokumenteve strategjike dhe dy programeve tona mbështetëse ai i pagesave direkte dhe programi i zhvillimit rural/grantet investive si dhe mbështetjes së donatorëve, sektori i pylltarisë në Kosovë ka marrë formën e duhur për të vazhduar qasje sa më të qëndrueshme në ruajtje të ekosistemit, në politika mbështetëse dhe infrastrukturë efikase”, ka thënë Sekretarja Çerkini.

Ndër tjerash, ajo ka theksuar se MBPZhR-ja ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme të përkrah projekte dhe iniciativa të tilla të cilat ndajnë dhe zbatojnë praktikat e mira në sektorin e biomasës së drurit, me qëllim që të përmirësohet menaxhimi i pyjeve duke rritur prodhimin e biomasës së drurit për energji të rinovueshme, e cila është e rëndësishme jo vetëm për sektorin por edhe për gjithë vendin tonë.

Me këtë rast, ka falënderuar projektin e CNVP-së që për vite me radhë është duke zbatuar këtë projekt ku sot bashkërisht kemi rastin të shohim të arriturat dhe të diskutojmë hapa në vazhdimësi në ndërtimin e një tregu të qëndrueshëm të biomasës në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31