MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Rritet përkrahja për kultivuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike

30.05.2022

Prishtinë, 30 maj 2022 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes programeve mbështetëse do të zgjerojë përkrahjen për kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike, me qëllim që ky nënsektor t’i shtojë edhe më tej kapacitetet për prodhim dhe përpunim.

Mbështetjen për këtë nënsektor e ka premtuar Ministri Faton Peci, gjatë vizitës së veprimtarisë që e ushtron në këtë nënsektor agrobiznesi “Biosource Sh.p.k”,  në Gusar të Komunës së Istogut.

“Gjatë kësaj vizite u njoftova nga afër me procesin e  kultivimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, nënsektor ky që po rezulton të jetë shumë profitabil dhe përmes saj fermerët në vendin tonë po arrijnë që krahas sigurimit të të ardhurave shumë të mira, të depërtojnë edhe në tregun evropian. Duke parë suksesin e këtyre kultivuese, në vazhdimësi përkrahja institucionale për ta do të zgjerohet me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, ky agrobiznes me aktivitete bujqësore merret tash e 40 vite, dhe krahas kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, kultivon edhe drithëra, kultura pemëtare dhe perimtare. Në sipërfaqet e këtij agrobiznesi kultivohen  7 ha mollë, 45 ha grurë, 2 ha shalqi, 25 ha misër, 20 ha thekër organike, 21 ha kamomil organik, si dhe mbarështojnë rreth 40 krerë lopë qumështore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30