MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Qeveria e Kosovës vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

08.09.2020

Prishtinë, 08 shtator 2020 - Në vazhdën e takimeve të rregullta koordinuese dhe bashkëpunuese me Shoqatat e Prodhuesve dhe të Industrisë së Përpunuesve të qumështit, duke përfshirë edhe takimin e sotëm, po punohet intensivisht drejt tejkalimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet sektori i qumështit në vendin tonë si rezultat i pandemisë COVID-19.

Prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të qumështit janë ndër bujqit më të zellshëm në vendin tonë që me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë kanë ndërtuar kapacitete prodhuese dhe përpunuese për të shërbyer qytetarët kosovar me qumësht dhe produkte të qumështit. Ne do të jemi vazhdimisht pranë tyre – edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë COVID-19 – për të ju ndihmuar në tejkalimin e sfidave me mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që kemi në dispozicion. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30