MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prodhuesit e fidanëve do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

18.05.2022

Prodhuesit e fidanëve do ta kenë mbështetjen institucionale për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarive të tyre, me qëllim që të sigurohen prodhime cilësore në tregun vendor.

Këtë mbështetje e rikonfirmoi edhe njëherë Ministri Faton Peci gjatë vizitës që i bëri sipërfaqeve të mbjella me fidanë dhe me kultura tjera bujqësore nga fermeri Nazmi Ahmeti në fshatin Korreticë e Ulët e Drenasit, i cili ka 15 vite që merret me kultivimin e fidanëve. Me këtë rast, Ministri u zotua se përkrahja institucionale për bujq si Nazmiu, nuk do të mungojë asnjëherë.

“U njoftova nga afër me mënyrën  e kultivimit të fidanëve, si dhe kulturave tjera bujqësore dhe me këtë rast u zotova se prodhuesit vendor do ta kenë mbështetjen tonë në vazhdimësi, si përmes subvencione ashtu edhe përmes granteve. E gjithë kjo përkrahje do të ndikojë që tregu vendor të jetë i furnizuar me prodhime të freskëta dhe cilësore”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, Nazmi Ahmeti nga Korretica e Ulët e Drenasit përveç kultivimit të fidanëve të specave, domateve dhe trangujve, ka filluar kultivimin e luleve dhe bimëve dekorative.  Po ashtu, tokën e tij bujqësore, krahas fidanëve ai e mbjellë edhe me kulturën e grurit prej 5.5 hektarë, misër 6 hektarë, si dhe patate 1 ha. Në këtë veprimtari Nazmiu është i angazhuar me familjen e tij 4 anëtarëshe, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 3 apo 4 punëtorë varësisht nga nevoja. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30