MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prioritet avancimi i sistemit për sigurinë e ushqimit

26.12.2014

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës dhe informues kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Valdet Gjinovcin.

Kryeshefi Gjinovci e informoi ministrin për punën e Agjencisë, projektet që janë duke u zhvilluar dhe prioritet për vitin e ardhshëm, që janë në funksion të avancimit të sistemit të sigurisë së ushqimit. Duke e uruar ministrin Krasniqi për detyrën, Gjinovci premtoi bashkëpunim edhe më të madh mes dy institucioneve.

Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë ndryshim-plotësimi i Ligjit për Ushqim, që përveç tjerash AUVK-un, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do ta transferojë si institucion nën MBPZHR-në.

Prioritet avancimi i sistemit per sigurine e ushqimit

Ministri Krasniqi përgëzoi Gjinovcin për punën e deritanishme dhe i premtoi atij bashkëpunim me qëllim që AUVK-u të arrijë standardet me të larta ndërkombëtare. Ministri tha se ka ende sfida në këtë sferë, por shtoi se me një punë më të madhe dhe koordinim institucional ato do të tejkalohen. Ai tha se do ta trajtojë me prioritet ndryshim-plotësimin e Ligjit për Ushqim dhe se pas përfundimit të procesit të transferimit të AUVK-ut do të hartohet strategji e qartë e punës. Ministri shtoi se objektiv primar mbetet që transparenca të jetë sa më e lartë në çdo proces.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30