MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përparësi projektet e grave fermere

09.03.2015

Prishtinë, 9 mars 2015 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim udhëheqëset e shoqatës “Gratë e Krushës”, me të cilat ka diskutuar për projektet zhvillimore të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Me këtë rast, ministri i ka njoftuar ato për kriteret që kanë paraparë në thirrjet për aplikim për grante investive për të gjitha gratë fermere.

“Sivjet në kuadër të programit tonë për bujqësi dhe zhvillim rural, sërish kemi paraparë përparësi për gratë fermerë”, tha ai, teksa ka shtuar se në programin e sivjetshëm ka edhe masa të reja në të cilat gratë në zonat rurale mund të hapin apo zhvillojnë biznese, siç mund të jenë përpunimi i produkteve bujqësore të kultivuara, turizëm rural, punë artizanale e të tjera. Ai tha se meqë buxheti është rritur edhe mbështetja do të jetë më e gjerë.

Ndërkaq, Fahrije Hoti, kryetare e Shoqatës falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të projekteve të tyre. Ajo ka thënë se deri me tani kanë pasur një mbështetje të madhe nga MBPZHR-ja dhe si rezultat i kësaj gratë e kësaj zone kanë zhvilluar biznese në bujqësi dhe janë krijuar mundësi punësimi. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31