MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përkrahje për fermerët dhe agrobizneset për të rritur kapacitetet prodhuese dhe përpunuese

24.04.2022

Agrobizneset vendore përmes përkrahjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të kenë mundësinë që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Për këto masa mbështetëse dhe për hapjen e periudhës së aplikimit për subvencione, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i ka njoftuar fermerët e Komunës së Lipjanit dhe ata të fshatit Bajgorë në Komunën e Mitrovicës, të cilët i ka vizituar sot dhe është njoftuar nga afër me investimet e realizuara në agrobiznesin “Ama”, si dhe veprimtaritë kultivuese të fermerit, Bexhet Haziri.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2022, kemi rritur përkrahjen në 554€/ha për perimet në fushë të hapur, ndërsa 654€/ha për perimet në sera. Ndërkaq, si kultura e dredhëzës ashtu edhe kultura e mollës  do të përkrahen me 504€/ha. Po ashtu, tani kemi në dispozicion 26 milionë euro për Programin e Zhvillimit Rural / Grante ku Agro - Biznese si \"AMA\" e fermerë do të mund të përfitojnë ngritje të kapaciteteve dhe teknologjive prodhuese, ruajtëse e përpunuese”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, mbështetja e MBPZhR-së për bujqësinë përmes subvencioneve sivjet do të arrijë vlerën prej afro 50 milionë euro, ndërkaq përmes granteve deri në 26 milionë euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30