MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përfaqësues të lartë shtetëror shënuan Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

21.03.2022

Prishtinë, 21 mars 2022 - Resurset pyjore të Kosovës në politikat institucionale janë vendosur si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes avancimit të politikave të duhura pyjore dhe realizmit të një sërë projektesh, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku edhe më partnerë vendor e ndërkombëtarë synon mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në gjithë territorin e Kosovës.

Kështu janë shprehur udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve në Parkun Nacional “Blinaja”, në Komunën e  Lipjanit.

Me këtë rast, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet, ka theksuar se duhet mobilizim institucional, por edhe shoqëror për ruajtjen e pyjeve në vendin tonë. “Për rëndësinë e pyjeve jemi të vetëdijshëm secili që jemi këtu sot dhe më vjen mirë që këtu jemi me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, i cili po tregon përkushtim që gjendja e pyjeve të ndryshojë rrënjësisht dhe po ashtu më vjen mirë që gjendemi edhe në mesin e miqve të pyjeve, duke përçuar kështu një mesazh të qartë rreth rëndësisë së bashkëpunimit dhe bashkërendimit institucional për ruajtjen e pyjeve”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci, ka treguar se së bashku me partnerë e bashkëpunëtorë ndërkombëtarë janë duke realizuar një sërë projektesh me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, si dhe tregoi se kanë siguruar politika të duhura për ruajtjen e pyjeve.

“Sot shënojmë këtë ditë me suksese të shumta sepse deri më tani kemi krijuar politika të duhura në të mirë të ruajtjes së pyjeve si pasuri kombëtare e Kosovës. Kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030, e cila adreson politikat kryesore të sektorit dhe zbatimin e tyre për 10 vitet e ardhshme, si dhe kemi avancuar agjendën legjislative duke përpiluar dhe miratuar në Qeveri - Ligjin për Pyje. Po ashtu, kemi themeluar Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve”, ka thënë Ministri Peci.

Në shënimin e kësaj dite i pranishëm ishte edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka vlerësuar edhe miratimin e Ligjit të Pyjeve, për çka tha se institucionet e Kosovës kanë treguar përkushtimin për të punuar në sektorin e pylltarisë.

Në anën tjetër, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, theksoi rëndësinë që i kushtojnë qëndrueshmërisë së sektorit pyjor në Suedi dhe duke pasur parasysh këtë ajo tha se shteti i saj përmes aktiviteteve të ndryshme do të mbështesin fushën e pylltarisë në Kosovë.

Ndërkaq, Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark me këtë rast ka dorëzuar një donacion për Agjencinë Pyjore të Kosovës, që përfshinte një automjet, si dhe pajisje të IT-së.

Në aktivitetin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve morën pjesë edhe Ushtruesja e detyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Maria Suokko,

Udhëheqësi vendor i Programit për Pylltari, FAO, Naser Krasniqi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore e ndërkombëtare që e përkrahin këtë sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30