REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Për dy javë 2.7 milionë euro, përkrahje fermerëve!

14.07.2021

Prishtinë, 14 korrik 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim - vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milionë euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31