MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mustafa: Do t’i përkrahim bujqit e prekur nga dëmet në Vushtrri

02.09.2020

Vushtrri, 02 shtator 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar me vizitat e tij në terren, për të ofruar mbështetjen e tij për bujqit e prekur nga  dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe deputetja Rrezarta Krasniqi, kanë qëndruar në fshatrat e kësaj komune, ku janë njoftuar nga afër me dëmet e shkaktuara në veprimtaritë bujqësore të fermerëve të këtij rajoni.

“Gjatë këtij viti, sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta nga breshri dhe reshjet e shiut, të cilat ua kanë vështirësuar veprimtaritë fermerëve tanë. Duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen, do të angazhohemi në vazhdimësi që të ju ofrojmë mbështetjen për të tejkaluar dëmet e shkaktuara”, ka thënë Ministri Mustafa.

Ministri Mustafa i ka njoftuar ata se tashmë komisionit e përbashkëta mes ministrisë dhe komunave, janë duke e kryer punën e tyre për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31