MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic zotohet për bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Bujqësisë

24.04.2019

 Prishtinë, 24 prill 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Bujqësisë, Pylltarisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri.

Me këtë rast, ministrja ka thënë se sindikatat do të jenë partner të MBPZHR-së në realizimin e programeve për bujqësi dhe u ka premtuar atyre bashkëpunim në mënyrë që shoqatat sindikale të jenë gjithmonë partnerët kryesorë.

Ajo i njoftoi ata me planin për këtë vit, duke theksuar se do të punojnë bashkë në mënyrë që edhe rezultatet e ministrisë të  jenë më të mira.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Bujqësisë, Pylltarisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës e uruan ministren për detyrën, duke i dëshiruar suksese në realizimin e programeve mbështetëse. Ata premtuan bashkëpunim në çdo hap në mënyrë që të ketë sa më shumë rezultate.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31