MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic takoi deputeten Emilia Rexhepi

16.07.2019

Prishtinë, 16 korrik 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic u takua sot me Presidenten e Partisë së Re Demokratike dhe deputeten në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth ofrimit të mbështetjes dhe përmirësimit të statusit të komuniteteve pakicë në Kosovë. Presidentja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka kërkuar nga ministrja mbështetje për fermerët e komuniteteve minoritare.

Ministrja Zivic shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të gjithë fermerët, përfshirë këtu edhe fermerët e komuniteteve minoritare, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre bujqësore.

Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, falënderoi ministren për gatishmërinë e saj për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe theksoi nevojën për përkrahjen e fermerëve në gjithë territorin e Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30