MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic priti në takim drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber

16.04.2019

Prishtinë, 16 prill 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Ministrja Zivic me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.

Me këtë rast, ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30