MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic, priti në takim ambasadorin francez, Didier Chabert

27.02.2019

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Mbështetjen dhe gatishmërinë në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare të shtetit francez e konfirmoi sot ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë takimit me Ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic.

Ministrja Zivic me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, Ambasadori Chabert duke uruar Ministren Zivic për detyrën e re, edhe njëherë konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31