MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic prezantoi Programin e Zhvillimit Rural në Zveçan

27.05.2019

Prishtinë, 27 maj 2019 –  Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka prezantuar Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2019, para fermerëve të Komunës së Zveçanit. Me këtë rast, ministrja Zivic, ka treguar se përmes këtij programi synojnë rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e  sektorit bujqësor në mbarë vendin.

Krahas kësaj ajo ka thënë se në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2019, një prioritet i veçantë i është dhënë investimeve në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Si ministre e MBPZHR-së, garantoj se do të ketë transparencë në zbatimin e këtij programi dhe në asnjë moment  nuk do të lejojë që shkelet-thyhet  ligji. Gjithashtu ju premtoj se vazhdimisht do të punojë që buxheti për zhvillimin e bujqësisë të rritet nga viti në vit”, ka thënë ministrja Zivic.

Me këtë rast, ajo iu ka bërë thirrje fermerëve dhe agrobizneseve të kësaj ane që të aplikojnë në programin e këtij viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31