MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic pret në takim përfaqësuesit e OJQ-së "CoDe"

26.06.2019

Prishtinë, 26 qershor 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së  “CoDe“ nga Graçanica të cilët shprehën dëshirë që ministres t’ia prezantojnë një historik të shkurtër për shoqatën e tyre dhe planet për të ardhmen, me qëllim të mundësisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, si dhe të njihen për së afërmi me projektet e ministrisë.   
 
Gjithashtu ata e njoftuan Ministren Zivic me projektin “Grua ekonomikisht e qëndrueshme – grua e pavarur“ i cili ka për qëllim ofrimin e përkrahjes së plotë, vendosjes dhe promovimit funksional multietnik të shoqatës së gruas nga territori i komunës së Novobërdës, Ranillukut dhe Kamenicës në ndërtimin e kapaciteteve të tyre, si dhe ndërlidhjen me institucionet lokale dhe qendrore.

Me këtë rast Ministrja Zivic ka njoftuar mysafirët me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural 2014 -2020 dhe me përfitimet e posaçme për gratë aplikante. “Programi për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural i jep mundësi grave në zonat rurale të investojnë në aktivitete ekonomike - bujqësore. Duke marr parasysh mangësitë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë në zonat rurale, prioriteti i është dhënë investimeve në projekte të cilat merren me përpunimin vendor të prodhimeve bujqësore, siç është përpunimi i djathërave, xhemit, ajvarit, turshisë dhe prodhimeve tjera bujqësore, projekte këto që kanë për qëllim zhvillimin e veprimtarive artizanale, gjithashtu edhe projektet për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve, kërpudhave, bimëve mjekësore dhe aromatike“ u shpreh Ministrja Zivic.    
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30