MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic merr mbështetjen e UNKT-së për zhvillimin e bujqësisë

19.04.2019

Prishtinë, 19 prill 2019 - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në një takim koordinatoren e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, dhe Vlora Nushi, shefe e zyrës së UN Women në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë, të cilat pritet të realizohen në të ardhmen.

Ministrja Zivic ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në mes MBPZHR-së dhe UNKT-së dhe ka shprehur vullnetin për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me mes tyre, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Në anën tjetër, koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, vlerësoi punën që po bëhet në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe shtoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31