MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo u takua me shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou

29.12.2017

Prishtinë, 29 dhjetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me  shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Athanassiadou për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
 
Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ishte veçanërisht e interesuar për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet fondeve IPA dhe fondeve të BE-së dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e ministrisë në realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30