MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takoi ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz

03.10.2017

Prishtinë, 03 tetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së.

Ministri Rikalo e njoftoi ambasadorin për programet zhvillimore të ministrisë, në kuadër të të cilave ai tha se do të shtojnë mbështetjen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili është një impuls i madh për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Me këtë rast, ministri e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30