MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci viziton panairin në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale

14.10.2022

Prishtinë, 14 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale e cila u mbajt në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, në bashkëpunim me Organizatën “Eco-Kos Women” dhe partnerë ndërkombëtarë të sektorit të bujqësisë. Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përmes një panairi të prodhimeve vendore, gratë ndërmarrëse kishin ekspozuar larmishmërinë e prodhimeve vendore në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit.

Ministri Peci duke parë nga afër produktet dhe ekspozimet tjera të prezantuara në këtë panair u shpreh se “Aktivitete të tilla si ky Panair sot janë më se të nevojshme pasi kanë për qëllim promovimin e pozitës së gruas në sektorin agro-ushqimor e pavarësinë e saj financiare, andaj gjithmonë do ta gjejnë mbështetjen time si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Përmes dokumenteve tona strategjike, kemi paraparë gruan si të barabartë në të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen institucionale me qëllim që pozita e saj në shoqëri të forcohet e mbi të gjitha, angazhimi i saj të sjellë pavarësi financiare, si mjet i rëndësishëm i udhëheqjes së familjes dhe agro-biznesit”, tha z. Peci.

Ai gjithashtu shtoi se nga vizitat që i realizon si brenda ashtu edhe jashtë vendit me ekipin e këshilltarëve nga Kabineti i tij  gjithmonë përkujdesen që produktet me të cilat e prezantojnë Kosovën, të jenë prodhime vendore nga agro-bizneset e grave dhe vajzave; qofshin ato produkte brenda sektorit të bujqësisë apo biznese artizanale.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30