MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci vizitoi vizitoi Kooperativën Bujqësore "Shoqata e Agrikulturës Sociale Zllakuqan"

30.05.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vazhduar vizitat e tij në terren, kësaj radhe për t’u njohur më afër me aktivitetet bujqësore që zhvillohen nga fermerët e Komunës së Klinës, me ç’rast ka vizituar Kooperativën Bujqësore \"Shoqata e Agrikulturës Sociale Zllakuqan\".

Gjatë vizitës në hapësirat e kësaj kooperative, Ministri theksoi rëndësinë që kanë kooperativat bujqësore për zhvillimin e bujqësisë në vend e në këtë rast vlerësoi lart edhe aktivitetin e kësaj të fundit, e cila para këtij aktivitetit bujqësor, që nga pas-lufta iu kishte ardhur në ndihmë banorëve të zonës, si dhe kanë ofruar strehim të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, me ç'rast janë edhe të licencuar.

“E gjithë puna e kësaj kooperative është një histori frymëzuese suksesi e angazhimi vetëmohues ndaj mbrojtjes së vlerave humane. E duke parë rëndësinë dhe mundësinë që ofrojnë kooperativat e tilla për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend, mbështetja institucionale për fuqizimin e tyre nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Ministri Peci.

Në kuadër të kësaj kooperative funksionon një furrë artizanale e bukës, si dhe një fabrikë e përpunimit të djathit. Gjithashtu, kjo kooperativë ka 40 koshere me bletë dhe mbarështon 14 lopë qumështore si dhe 70 viça për majmëri. Ndërkaq, në kuadër të aktivitet të saj bujqësore, shfrytëzohen e punohen 130 hektarë tokë nga të cilat rreth 62 hektarë me grurë, rreth 40 me misër, 8 hektarë elb, e 5ha trikotal ndërsa për nevoja të fermës edhe 40 hektarë jonxhe.​

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30