REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci vizitoi kultivuesit e boronicës në Komunën e Vushtrrisë

21.07.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vazhduar me vizitat e tij tek kultivuesit e frutave të imta, ku kësaj radhe qëndroi tek plantacionet e fermerëve Arif Kastrati dhe Besnik Sadiku në Maxhunaj të Komunës së Vushtrrisë, ku ka parë nga afër një histori të mirëfilltë suksesi dhe kultivues të vyeshëm të boronicës.

Këta fermerë, të cilët kultivojnë rreth 5 hektarë boronicë në vazo me nga 3300 fidanë për hektarë e njoftuan Ministrin se për hektarë, plantacioni i vitit të parë mund të japë deri në 2 ton rendiment, ndërsa pas vitit të dytë 5 ton, dhe pas vitit të tretë rreth 10 ton, ndërsa i njëjti plantacion mund të japë rendiment deri në 15 ton pas vitit të pestë. Ndër tjerash, ata treguan se me këtë veprimtari merren që nga viti 2016 ndërsa, interesimi për produktin final është kryesisht në vendet e Evropës.

Po ashtu, këta prodhues treguan se sot, falë cilësisë dhe standardeve të arritura të Bashkimit Evropian, gati e gjithë prodhimtaria eksportohet në Bashkimin Evropian. Krahas kësaj, plantacioni i tyre ka një sistem të ujitjes tejet të avancuar e njëherit procesi i plehërimit realizohet përmes sistemit smart/të mençur përmes kompjuterit apo telefonit ku përmes tij mund të matet aciditeti i ujit, pH, EC etj. Përveç kësaj e kanë të instaluar edhe sistemin e mbrojtjes nga breshëri në tërë plantacionin.  Përmes kësaj veprimtarie ata angazhojnë një numër të madh të punëtorëve në Maxhunaj dhe fshatrat përreth të Komunës së Vushtrrisë, duke ju ofruar kushte e pagesë dinjitoze. Në këtë mënyrë ata i kontribuojnë zhvillimit të ekonomive familjare në zonat rurale.

Nga toka e Kosovës në tryezat e Evropës!

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29