MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci vazhdon me vizitat e tij në terren

04.09.2022

Prishtinë, 4 shtator 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon vizitat e tij në terren për të parë nga afër sukseset por edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë, për të cilat me angazhimin e përditshëm po punojmë në tejkalimin e këtyre vështirësive.

Sot, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci qëndroi për vizitë tek fermeri Ferki Tupella nga fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës. Ministri Peci e përgëzoi z. Tupella për punën dhe angazhimin e tij në fermë dhe u shpreh se bujqit si puna e tij e motivojnë për angazhim maksimal në përditshmërinë e tij si Ministër i Bujqësisë. “Ferkiu, përpos që është sinonim i bujkut të vyer, ai mbartë virtytet më të larta njerëzore, e bujqve të tillë që jetojnë me djersën e ballit, ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren”, shtoi me këtë rast Ministri Peci.

Këto kohë kur siguria ushqimore është prioritet i secilit, bujqit si Ferkiu përmes punës së tyre, na mundësojnë ushqimin në baza ditore, disa herë në ditë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30