MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci takoi përfaqësuesit e projektit për bujqësi të Bankës Botërore

31.03.2021

Prishtinë, 31 mars 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim Arlinda Arënliu, përfaqësuese e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që financohet nga Banka Botërore (BB).

Gjatë këtij takimi, ministri Peci dhe përfaqësuesja e projektit të BB-së Arënliu kanë diskutuar për ecurinë e implementimit të aktiviteteve në mbështetje të sektorit, në kuadër të këtij projekti.

Ministri Peci, falënderoi përfaqësuesit e projektit të BB-së për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të këtij projekti, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Arlinda Arënliu, rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes aktiviteteve konkrete.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30