MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci takohet me homologen e tij sllovene, Irena Shinko

19.08.2022

Prishtinë, 19 gusht 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pranuar ftesën nga Ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtësor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.

Ministri Peci e falënderoi Ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet,  duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat po përballet e gjithë bota.

Njëherësh, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi Ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht e ftoi znj. Shinko që të vizitoj Kosovën.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30