MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci qëndron për vizitë në Varosh të komunës së Ferizajit

13.03.2023

“Përkushtimin e kemi maksimal për qeverisje të mirë, për rend, ligj e transparencë e për këtë nuk na ndalë as shiu i sotëm që të jemi pranë fermerit edhe fizikisht”, kështu u shpreh Ministri Peci duke parë nga afër punën e palodhshme të vëllezërve Rrysha. Ministri Peci tha gjithashtu se përmes Programit për Zhvillim Rural - Grante 2023, këtë vit do i kushtojmë rëndësi rritjes së fondit blegtoral në mënyrë që ta shndërrojmë blegtorinë në një sektor të suksesshëm.

Aktualisht ferma e vëllezërve Rrysha numëron 1500 dele dhe mbi 700 qengja. Përveç se me bagëti të imta, ata merren edhe me mbarështimin e lopëve. Traditën e mbarështimit të bagëtive, Zylbeari dhe Fehmiu e kanë të trashëguar me breza.

Theksojmë se gjatë javës që lamë pas, përmes leximit të dytë në Kuvend, u aprovuan dy ligje, Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe Ligji për Pylltari, ndërsa po qëndron e hapur thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte - Subvencione 2023.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30