MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci priti në takim homologen e tij nga Shqipëria, Frida Krifca

20.04.2022

Prishtinë, 20 prill 2022 - Kosova dhe Shqipëria përmes marrëveshjeve të nënshkruara dhe projekteve të përbashkëta bujqësore, po e avancojnë e fuqizojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, si dhe duke lehtësuar edhe më tej qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy shteteve.

Kështu kanë bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe homologia e tij, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca gjatë takimit që kanë mbajtur sot në Prishtinë.

Ministri Peci, pasi falënderoi Ministren Krifca për vizitën, tregoi se ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve pas Marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar.

“Tashmë të dy Ministritë kemi ndërmarrë hapa konkret dhe objektivat tona të përbashkëta në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve jemi duke i konkretizuar sipas dokumenteve qeveritare, të cilat i kemi nënshkruar gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, gjatë këtij takimi me homologen Krifca bashkëbiseduam edhe për ide konkrete për projekte të përbashkëta bujqësore, si dhe ndërmarrjen e  masave konkrete për të vazhduar lehtësimin e rritjes së shkëmbimit tregtarë për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme, që kanë ekzistuar në të kaluarën”, ka theksuar Ministri Peci.

Nga ana e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi falënderoi Ministrin Peci për pritjen, shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve. Gjithashtu, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe vlerësuan se Kosova dhe Shqipëria janë partner strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet në vazhdimësi.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30