REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci pret në takim njoftues Ambasadorin e Katarit, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri

02.08.2022

Prishtinë, 2 gusht 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot për një vizitë zyrtare njoftuese Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin bashkëbiseduan për sektorin e bujqësisë në vend.

Ministri Peci dhe Ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë.

Për fund, Ministri Faton Peci e falënderoi Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Al Marri për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31