MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci pret në takim drejtorin e Caritas-it zviceran në Kosovë

02.07.2021

Prishtinë, 2 korrik 2021 – Gjatë ditës së sotme Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë në përbërje nga drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger dhe menaxheri i projektit, Veton Rruka me të cilët ka biseduar rreth zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.

Me këtë rast, ministri Faton Peci, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen  e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi, drejtori i Caritas-it për Kosovë, Gerhard Schaumberger prezantoi mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre që kanë për qëllim përkrahjen e fermerëve në zonat rurale dhe e njoftoi Ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i zhvillojnë për bujqësinë në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30