REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci pret në takim ambasadorin austriak Christoph Weidinger

23.08.2022

Prishtinë, 23 gusht 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në një takim Ambasadorin e Austrisë, shkëlqësinë e tij z. Christoph Weidinger, me të cilin biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci me këtë rast i shprehi Ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë.

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31