MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci në Takimin Ministror 2022 në Gjermani

05.04.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në Takimin Ministror 2022 në Gjermani, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut të Politikave Bujqësore Gjermani-Ballkani Perëndimor, nën organizimin e Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë. Gjatë këtij takimi Ministrat e Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vendet përkatëse.

Me këtë rast, në fjalimin e tij, Ministri Peci ka falënderuar Ministrin e Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir për thirrjen kundrejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror me projekte të përbashkëta në mënyrë që Kosova, në mënyrë indirekte të jetë pjesë e mekanizmave zhvillimor të para-anëtarësimit.

Në anën tjetër, Sekretari Gjeneral i SWG-së, Boban Ilic gjatë diskutimit me Ministrat homologë të rrjetit rreth implementimit të Agjendës së Gjelbër, ka bërë thirrje që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të jenë sa më parë pjesë e IPARD, në mënyrë që bujqit e këtyre dy vendeve të jenë të barabartë me ata të vendeve të rajonit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci i ka njoftuar pjesëmarrësit edhe për potencialin e sektorit bujqësor në Kosovë, si dhe me politikat zhvillimore për sektorin e bujqësisë.

“Duke qenë se gjendemi në një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme, përveç hartimit të politikave që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë, na është dashur që të mendojmë edhe për ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj bujqve tanë, pas rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, plehrave dhe naftës. Duke qenë së sektori i bujqësisë në Kosovë konsiderohet si potenciali i dytë për zhvillim ekonomik të vendit, ne gjatë këtij viti kemi adresuar politika të qarta dhe përmes programit të subvencioneve kemi të parapara rreth 50 milionë euro për mbështetjen e këtij sektori”, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka treguar edhe për angazhimin e madh në aspektin e avancimit të legjislacionit, me ç’rast theksoi se në kuadër të këtyre aktiviteteve kanë miratuar Strategjinë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, në bazë të së cilës do të bazohen politikat zhvillimore për vitet e ardhshme me qëllim të avancimit të sektorit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30