MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci në takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno

30.04.2021

Prishtinë, 30 prill 2021 – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci ka zhvilluar një takim virtual me Drejtoreshën e Misionit USAID znj. Lisa Magno.

Gjatë këtij takimi të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen rreth mundësisë së bashkëpunimit për zhvillimin e bujqësisë me theks të veçantë fuqizimin e industrisë së agro-biznesit dhe përfshirjen e sektorit privat për të rritur kështu produktivitetin dhe eksportin për produktet strategjike.

Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua ishte edhe përmirësimi i praktikave të deritanishme për mënyrën e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Po ashtu përmes politikave të duhura bujqësore të lehtësohet gjetja e tregjeve të reja për bujqit dhe fermerët vendor.

Ministri Peci shprehi mirënjohje ndaj misionit të USAID në Kosovë dhe kontributit qenjësor që ky mision ka dhënë ndër vite në sektorin e bujqësisë, sektor ky tejet i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30