MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%

24.05.2022

Prishtinë, 20 maj 2022 - Bletaria është një sektor me potencial në vendin tonë dhe duke ditur rëndësinë që ka ky sektor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka rritur këtë vit mbështetjen financiare për 33 për qind.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri Faton Peci, i cili sot me rastin e Ditës Botërore të Bletës, ka premtuar se do të angazhohet në vazhdimësi për përkrahjen e këtij sektori, si në prodhim, përpunim, po ashtu edhe në marketingun e këtij produkti.

“Bota, njerëzimi dhe zhvillimi i bujqësisë nuk mund të imagjinohet pa procesin e polenizimit të e zhvillon bleta, andaj ne si Ministri e Bujqësisë kemi rritur përkrahjen për sektorin e bletarisë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për 33%. Rrjedhimisht, do të vazhdojmë të ofrojmë rritjen e përkrahjes edhe në ofrimin e shërbimeve këshillimore. Po ashtu, duhet theksuar se shembulli i bletës në punë ekipore është udhërrëfyes edhe për ne, për punën institucionale por edhe për angazhimin në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, Dita Botërore e Bletës shënohet që nga viti 2018, falë angazhimit të Qeverisë së Sllovenisë, si dhe me mbështetjen e Organizatës “Apimondia”, e cila bëri që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ta shpallë 20 majin Ditën Botërore të Bletës, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e pionerit të bletarisë moderne Anton Jansha.

 

Në këtë link gjeni video-mesazhin e Ministrit, Faton Peci me rastin e Ditës Botërore të Bletës: https://fb.watch/d70S7WMMvc/

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30