MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në themelimin e Shoqatës së Miqësisë Austriako - Kosovare

16.05.2023

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako - Kosovare. Me këtë rast, Ministri Peci tha se Kosova dhe Austria ndajnë një histori plotë sfida, prandaj sikurse Austria edhe vendi jonë Kosova, synon ta arrijë integrimin e plotë në vlerat evropiane. 

Sipas z. Peci, Kosova mund të marrë shembull nga përvoja e Austrisë në shumë sektorë. “Angazhimi juaj për të ndërtuar ura miqësie ka hedhur themelet për partneritet më të begatë në sektorë të ndryshëm ndërmjet dyja vendeve, duke përfshirë në këtë rast edhe sektorin e bujqësisë, andaj duke organizuar ngjarje, konferenca dhe iniciativa të ndryshme, ju keni mbledhur ekspertë e aktorë të ndryshëm të vendimmarrjes nga të gjitha vendet, duke krijuar kështu mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, u shpreh Ministri Peci i cili gjithashtu tha se themelimi i Shoqatës Kosovë-Austri shërben si një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe ku mund të marrë frymë nga historitë e suksesit të Austrisë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31