MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në shënimin e Ditës së Patates

02.11.2022

Prishtinë, 2 nëntor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në shënimin tradicional të “Ditës së Patates” e cila u mbajt në komunën e Vushtrrisë, e cila njihet për bujq punëtorë të cilët shquhen për sasinë e prodhuar të patates, por edhe për cilësinë e lartë të kësaj kulture bujqësore.

Pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, Ministri Peci u shpreh mjaft i kënaqur me angazhimin, zellin dhe përkushtimin që kanë fermerët e kësaj ane në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. “Mbetemi të përkushtuar që si për Programin e Subvencioneve ashtu edhe për atë të granteve të vazhdojmë me mbështetjen ndaj bujkut tonë punëtor, mbështetje kjo e cila po shpërfaqet konkretisht me rritjen e sipërfaqeve të mbjella me kulturat vjeshtore, e duke pasur besim se kjo do të reflektohet edhe me të mbjellat pranverore. Për vitin 2023 kemi paraparë buxhetin më të madh ndonjëherë për bujqësinë në Kosovë, i cili do të jetë 87 milionë euro vetëm nga buxheti i Republikës së Kosovës, ndërsa me mbështetjen edhe të partnerëve e organizatave ndërkombëtare, ky buxhet do të arrijë deri në 100 milionë euro”, tha para të pranishmëve, Ministri Faton Peci.

Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit në këtë manifestim tradicional se përmes investimeve kapitale, komuna e Vushtrrisë këtë vit është mbështetur me 196,021.50 Euro për rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Samadrexhë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30