Ministri Peci merr pjesë në procesin e vjeljes së arrës

Prishtinë, 28 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme vizitoi fshatin Zhazhë të komunës së Zveçanit, konkretisht fermerin Basri Peci i cili pas 5 vitesh pune në Londër u kthye në vendlindje duke dhënë kontributin e tij në ndërmarrësi, e kryesisht në bujqësi.
Ministri Peci bashkë me Basriun volën arra në plantacionin e këtij të fundit.
“Shembullin e Basriut duhet ta ndjekim të gjithë, sepse mjafton të kesh vullnet për punë e atë vullnet ta shndërrosh në fuqi, për t'iu bërë ballë sfidave me të cilat përballemi gjatë rrugëtimeve jetësore”, tha me këtë rast Ministri i BPZhR, Faton Peci.