REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: MBPZhR-ja do të vazhdoj përkrahjen për agrobizneset

12.05.2023

Prishtinë, 12 maj 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci vizitoi kompaninë “Fresco Group”në Prishtinë, e cila operon në treg prej viteve 70-ta. Fillimisht janë marrë me prodhimet familjare që janë tregtuar në tregun e atëhershëm me shumicë dhe ka vazhduar me rritje të vazhdueshme deri në arritjen e qëllimit të përgjithshëm që është krijimi i një kompanie moderne që shërben si ombrellë për prodhuesit vendorë. 

Gjatë vizitës së tij, Ministri Peci theksoi se nga ky vit, do të ketë rritje substanciale të përkrahjes jo vetëm përmes programeve ekzistuese, por edhe përmes iniciativave legjislative apo konkretisht Ligjit për Kooperativat Bujqësore, si dhe Ligji për Organizimin e Tregut të Përbashkët. “Kjo mbështjetje do të përkthehet në Programin për Zhvillim Rural 2023 për pikat grumbulluese dhe depot për ruajtjen e pemëve dhe perimeve pasi që investime të këtij lloji i japin produkteve vendore vlerë të shtuar në zinxhir të prodhimit dhe jetëgjatësi në treg”, shtoi Ministri Faton Peci, i cili tha gjithashtu se në këtë mënyrë do të thjeshtojmë plasimin e prodhimit vendor në treg dhe një qasje e tillë, bujk - depo (pikë grumbulluese) - treg si rregullator, që do të mundësoj që hap pas hapi përkrahja përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencioneve të orientohet dhe të bazohet në rendiment. 

Ndryshe, kompania “Fresco Group” operon suksesshëm në tregun vendor, por edhe në tregjet e eksportit e deri tek shitja e produkteve finale, pasi që vepron si kompani edhe brenda rrjeteve të supermarketeve. Si rrjedhojë, kompania në fjalë e mbyll komplet zinxhirin e vlerës nga prodhimi deri tek shitja me pakicë, pra deri tek klienti i fundit.Sot “Fresco” gjeneron afër 12 milionë euro qarkullim vjetor, punëson rreth 90 punëtorë të rregullt dhe grumbullon prodhime afërsisht nga 300 fermerë vendor. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29