Ministri Peci: Kultivimi i boronicës një ndër historitë e suksesit të bujqve istogas

Prishtinë, 22 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me Kryeministrin e Rep. së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendësministrin e BPZhR, Imri Demelezi zhvilluan një vizitë në terren, konkretisht në Klinë dhe Istog me ç’rast vizituan bujq e ndërmarrës të kësaj ane.
Kreu i Qeverisë, z. Kurti i shoqëruar nga Ministri Peci dhe zv. Ministri Demelezi qëndruan për vizitë tek kompania Agro Elita, prodhuese e farës së grurit, si dhe në fshatin Gurakoc të Istogut, ku për së afërmi panë kultivimin e boronicës në vazo tek agro-biznesi Berry K, i cili pothuajse tërë rendimentin e ka të dedikur për tregun e Bashkimit Evropian, respektivisht në Holandë.
Me këtë rast, Ministri Peci u shpreh duke thënë se “Kultivimi i boronicës është një ndër historitë e shumta të suksesit në sektorin e frutave të imta. Istogu, me apo pa qëllim ka filluar një proces të rajonalizimit përmes kultivimit të disa produkteve bujqësore që e karakterizojnë, e ndër to është boronica” tha z. Peci.
Theksojmë se përmes Programit për Zhvillim Rural 2022, MBPZhR-ja ka mbështetur nën-sektorin e pemëve drufrutore me 1 milion euro, ndërsa listën e përfituesve mund ta gjeni më poshtë:
https://azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes-listat-e-vleresimit-te-pzhr-se